ShBA-ja kërkon ndryshimin e qasjes së ofensivës së Izraelit në Gazë

Sekretari i Mbrojtjes amerikan, Lloyd Austin, pritet të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar ofensivën e tij në Gazë gjatë vizitës së tij të hënën, më 18 dhjetor. Kjo vizitë është shikuar si një test për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Izraelin dhe një përpjekje për të frenuar ndikimin shkatërrues të ofensivës ndaj civilëve palestinezë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Fotografi nga arkivi.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pritet t’i bëjë presion Izraelit që të përfundojë ofensivën e tij të madhe në Gazë gjatë vizitës të hënën, më 18 dhjetor.

Kjo vizitë paraqet testin e fundit nëse SHBA-ja mund të përdorë mbështetjen e saj të palëkundur për Izraelin për të zbutur ndikimin shkatërrues të ofensivës ndaj civilëve palestinezë.

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, që janë disa prej aleateve më të ngushta të Izraelit, iu bashkuan thirrjes globale për armëpushim gjatë fundjavës dhe protestuesit izraelitë kërkuan që Qeveria të rinisë bisedimet me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Britania – për të liruar më shumë pengje, pasi tri pengje u vranë gabimisht nga trupat izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka insistuar që Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa të largojë nga pushteti Hamasin, të shkatërrojë aftësitë e tij ushtarake dhe të kthejë pothuajse 129 pengjet, që ky grup radikal mori gjatë sulmit fillestar të 7 tetorit, që nxiti luftën.

SHBA-ja ka vendosur veto ndaj thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim dhe i ka dërguar armatim Izraelit, por, po ashtu, ka kërkuar që Izraeli të ndërmarrë hapa për të shmangur viktimat në mesin e civilëve.

Gjatë dhjetë javëve luftë në mes të Izraelit dhe Hamasit janë vrarë mbi 18.700 palestinezë dhe Gaza ka pësuar dëme të mëdha.

Rreth 1.9 milion palestinezë – pothuajse 85 për qind e popullsisë së Gazës – janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shumica janë vendosur në strehimore të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara dhe kampe të tjera në pjesën jugore të territorit të rrethuar, shkruan REL.

Austin, që së bashku me kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin CQ Brown, do të qëndrojnë në Izrael, pritet t’u bëjë presion liderëve izraelitë që të kalojnë në një fazë më precize, me operacione të shënjestruara që do të synonin vrasjen e liderëve të Hamasit, shkatërrimin e tuneleve dhe shpëtimin e pengjeve.

Lufta Izrael-Hamas nisi pas sulmeve befasuese të grupit radikal në jug të Izraelit. Hamasi vrau 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 240 burra, gra dhe fëmijë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika