Përfaqësuesja e Kosovës fillon përgatitjet për ndeshjet e qershorit

Përfaqësuesja e Kosovës nën udhëheqjen e Alain Giresse, të premtën e 27 majit e kanë mbajtur seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. Në Hajvali do të zhvillohet edhe seanca e pasditës, të premtën në orën 17:30. Trajneri francez i përfaqësueses së Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 14:00 të premtën, për të diskutuar rreth grumbullimit, formës së lojtarëve dhe pritjet e tij për ndeshjet e radhës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e qershorit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës nën udhëheqjen e përzgjedhësit Alain Giresse, të premtën e 27 majit e kanë mbajtur seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. Në Hajvali do të zhvillohet edhe seanca e pasditës, të premtën në orën 17:30, transmeton Telegrafi.

Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë 17 futbollistë dhe pjesa tjetër do t’i bashkohet ekipit ditëve të ardhshme.

Stërvitja e parë ka përfshirë ushtrime fizike, lojë individuale me top dhe vrapime të lehta.

Trajneri francez i përfaqësuesës së Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 14:00, të premtën për të diskutuar rreth grumbullimit, formës së lojtarëve dhe pritjet e tij për ndeshjet e radhës.

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë duelin e parë më 2 qershor, me Qipron, më pas dy ndeshje i luan në shtëpi kundër Greqisë (më 5 qershor) dhe kundër Irlandës së Veriut (më 9 qershor, në fund si mysafire përballet me Greqinë (më 12 qershor).

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika