Abdixhiku thur lavde për Muhaxherin: Kur një komunë e një kryetar punon sa një qeveri

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ndarë një ditë në Pejë së bashku me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxherin. Abdixhiku ka lavdëruar kryetarin Muhaxheri dhe qeverisjen e LDK-së në Pejë për përkushtimin ndaj projekteve zhvillimore dhe ka shprehur bindjen se me ekipin dhe modelin e tyre, "Rruga e Re" e LDK-së do të bëhet realitet në të gjithë Kosovën

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kaluar një ditë në Pejë, së bashku me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxherin.

“Kur një komunë e një kryetar punon sa një Qeveri”, nis shkrimin e tij Abdixhiku, teksa thur lavde për Muhaxherin në Facebook, tregon se çfarë kanë bërë tërë ditën në Pejë.

“Vizituam punimet e fundit në Çerdhen “Karagaç”, që po bëhej gati për plot 100 fëmijë Një çerdhe moderne, me kushte e standarde që fëmijët e Pejës i meritojnë në plotni. Këtë model do ta replikojmë në secilin qytet tjetër në Kosovë. ‘Rruga e Re’ parasheh ndërtimin e 80 çerdheve të tilla për vetëm katër vjet.

Vizituam më pas dhe dy Qendra të reja, të Mjekësisë Familjare, njërën në Karagaç e tjetrën në Vitomericë. Sërish, modele të shkëlqyera për kujdes primar ndaj qytetarëve. Njëra zëvendësonte një objekt disadekadësh, tjetra ishte risi e banorëve në Karagaç. Të dyja zgjidhnin përfundimisht kapacitetet e kujdesit primar në Pejë. Do t’i përurojmë në ditë të pavarësisë!

Ndër shumë projekte të tjera infrastrukturore që po zhvillohen aktualisht në Pejë, vizituam rrugën turistike Vitomericë – Maja e Zezë; një mrekulli 6 kilometërshe mes bjeshkëve e pasurive të bukura të fala nga Zoti. Projekt kapital që le shenjë mbi gjenerata. Rrugë e re që çanë mes bjeshkëve për shtigje të pashkelura ndonjëherë”, ka treguar Abdixhiku.

Sipas tij, vetëm Muhaxheri dhe qeverisja e LDK-së arrin që t’i shfaqë me zotësi bukuritë që ka Peja.

“Kështu bëhet kur mendon për zhvillim. E vërteta është se pak qytete kanë këso bukuri! E vetëm Gazi dhe qeverisja e LDK-së në Pejë arrin t’i shpërfaqë ato me kaq zotësi”, ka shtuar Abdixhiku.

Abdixhiku ka theksuar se me Muhaxherin e kuadrot që ka kjo komunë dhe komunat e tjera “Rrugën e Re” të LDK-së do ta bëjnë realitet.

“Se Gaz Muhaxheri fiton bindshëm, kjo s’është rastësi. Është punëtor, e bashkëpunëtor i ndershëm, prijës shembullor. Se LDK ka kuadro të tilla, nga ai tek secili drejtor e këshilltar lokal, është thjeshtë bekim.

Me ta, e të tillë gjithandej Kosovës, ‘Rrugën e Re’ do ta bëjmë realitet. Kosova ka nevojë për projekte të mëdha infrastrukturore, për çerdhe, shkolla, spitale e jo vetëm. Kosova, mbi të gjitha, ka nevojë për punë e zhvillim, si përgjigje ndaj popullizmit polarizues e depresionit kolektiv.

E ardhmja është e bukur. Ne kemi gjetur Rrugën e Re. Tani kemi nevojë për secilin prej jush ta bëjmë atë realitet”, ka përfunduar i pari i LDK-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika