Qytetarët ankohen për 100 eurot: Mbulojnë shpenzimet për 24 orë

Qytetarët po ankohen se 100 eurot e ekzekutuara ditën e enjte nga Qeveria e Kosovës nuk janë ndihmesë e madhe për të kaluar krizën e rritjes së çmimeve. Disa madje thonë se ato para mbulojnë shpenzimet vetëm për një ditë. Ndërsa, sipas ekonomistëve Qeveria nuk e ka zgjedhur formën e duhur për t’i shpërndarë këto të holla

100 eurot pjesë e ndihmës së Qeverisë për qytetarët tashmë janë në llogaritë e tyre, meqenëse u ekzekutuan një ditë më parë.

Por, megjithëkëtë, qytetarët  kanë thënë se kjo nuk u zgjodhi shumë probleme, krahasuar me rritjen e madhe të çmimeve të produkteve ushqimore.

“100 euro janë më shumë se hiç, 100 euro sot me krahasua me çmimet në treg janë vetëm për 24 orë ose me shkua me fshi emrin ai që paraprakisht i ka harxhua në ndonjë marketë”, ka pohuar Ramadan Makolli – Qytetar.

Ramadan Makolli – Qytetar

“Janë një shumë simbolike, janë të nevojshme në këtë kohë sidomos që çmimet janë bërë astronomike, buka, mielli vaji e sidomos nafta”, ka thënë Amir Gërguri – Qytetar.

Amir Gërguri – Qytetar

E sipas ekonomistes Mirjeta Shala, Qeveria ka zgjedhur formën e gabuar për dhënien e kësaj ndihme.

“Mjetet do duheshin të ndaheshin në formë të bonove, sepse veç në këtë mënyrë ishim sigurua që kjo shumë do të ndikonte në rritjen e konsumit, sepse nuk dihet nëse këto mjete do të shfrytëzohen brenda vendit, sepse përsëri mund të ndodhë e njëjta siç ndodhi herën e kaluar”, ka shtuar Mirjeta Shala – OAK.

Mirjeta Shala – OAK

Aplikimi për t’i përfituar 100 eurot ishte hapur qysh më 21 prill dhe kusht ishte që punëtorët e sektorit privat të jenë të deklaruar si të punësuar dhe të mos kenë pagë më të lartë se 1 mijë euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika