Qeveria miraton vendimin për dërgimin e një kontigjenti të FSK-së në Shqipëri për operacione humanitare

Në mbledhjen e 179-të të Qeverisë është miratuar kërkesa e Shqipërisë për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së për operacione humanitare, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim

Forca e Sigurisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, ku ka marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Shqipërisë për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së për operacione humanitare, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.

“Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në këtë mbledhje, përveç këtij vendimi, është:

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/128 të datës 16 shkurt 2023.

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 02/157 të datës 30 gusht 2023.

– Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/169 të datës 27 tetor 2023.

– Miratuar vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore.

– Ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit.

– Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

– Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Policor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Çeke.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika