“Presion, blerje e votës, votues fantazmë”, eurodeputeti austriak flet për zgjedhjet në Serbi

Deputeti i Parlamentit Evropian, Andreas Schieder, ka kritikuar zgjedhjet në Serbi, duke thënë se ishin me shumë parregullsi. Sipas raportimeve, Schieder tha se ndër të tjera kishte shkelje të fshehtësisë së votimit, votues fantazmë, blerje votash dhe presion ndaj votuesve

Deputeti i Parlamentit Evropian, Andreas Schieder, ka thënë se zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, nuk ishin të drejta dhe kishe shumë parregullsi. Lista “Serbia nuk duhet të ndalet” (Partia Përparimtare Serbe) e udhëhequr nga presidenti, Aleksandër Vuçiq, fitoi shumicën e votave, pasuar nga koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunas”.

Schider, i cili ishte edhe vëzhgues në zgjedhje, ka thënë se përveç shkeljes së fshehtësisë së votimit ka pasur raportime edhe për votues fantazmë, blerje votash, fotografim në kuti të votimit e presion ndaj votuesve.

“Raporti mbulon jo vetëm ditën e zgjedhjeve, por edhe rrethanat gjatë fushatës. Vërehet keqpërdorimi i burimeve publike, mungesa e ndarjes së funksioneve zyrtare nga aktivitetet e fushatës, si dhe presione ndaj votuesve, duke përfshirë edhe raste të blerjes së votës. Në përgjithësi, presioni ndaj votuesve, theksimi i diskreditimit personal të kundërshtarëve dhe retorika e ashpër gjatë fushatës janë shumë shqetësuese”, ka thënë Schider në një intervistë për “Danas”.

Ai ka kritikuar partinë në pushtet (Partinë Përparimtare Serbe), duke thënë se gjithnjë e më shumë po përdorë gjuhë të urrejtës dhe shpifje.

“Dhe kritikët duket se e bëjnë atë nervoze”, ka theksuar eurodeputeti austriak.

Më tej Schider, ka thënë se pret që raportet rreth parregullsive të hetohen në mënyrë transparente, ku përfshihen edhe akuzat lidhur me zgjedhjet lokale në Beograd.

“Komisioni Evropian ka reaguar mjaft ashpër, duke thënë se konstaton me shqetësim se reformat në procesin zgjedhor janë të nevojshme, pasi që funksionimi i duhur i institucioneve demokratike serbe është vendimtar për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka potencuar Schieder.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika