Petkoviq reagon në lidhje me raportimet e mediave në Kosovë për protestën e djeshme në Beograd

Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave në Kosovë mbi protestën e dhunshme që ndodhi së fundmi në Serbi. Ai shprehu mendimin se protestat dhe dhuna në Beograd, të cilat lidhen me opozitën e Gjilasit, kanë sjellë kënaqësi vetëm për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar në lidhje me raportimet e mediave në Kosovë për protestën e dhunshmë dje në Serbi.

Ai, përmes platformës së tij në “X”, ka shkruar se tërbimi i opozitës së Gjilasit dhe shkatërrimi i Beogradit ka kënaqur vetëm kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe mediat në Kosovë.

Tutje, ai ka shkruar se “mediat në Kosovë vazhdimisht kanë raportuar për protesta të dhunshme në mbështetje të sulmit ndaj policisë serbe dhe institucioneve.”

“Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën Gjilasov, ndërsa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë!”, ka përfunduar Petkoviq.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika