Sondazhet e publikuara, zëdhënësi i AAK-së: Mashtruesve u ka dalë afati, kot e kanë

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, për sondazhet e publikuara gjatë kësaj mbrëmjeje ka thënë se "mashtruesve i’u ka dalë afati, kot e kanë"

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të sondazhit të realizuar nga UBO Consulting.

Përmes një postimi, Xhemaili ka thënë se “sondazhet e porositura” janë tentim për ta arsyetuar formimin e Asociacionit, duke shtuar se “Mashtruesve i’u ka dalë afati. Kot e keni!”..

“Albin Kurti dhe Vetëvendosje erdhën në pushtet duke i dhënë epitetin vetes si ‘qeveri e shpresës’, duke premtu zhvillim, por në fakt sollën vetëm dështim, varfëri e dobësim të shtetit”, ka shkruar zëdhënësi i AAK-së.

Për t’u informuar më shumë rreth rezultateve të sondazheve të realizuara nga UBO Consulting, lexoni lajmet më poshtë:

 

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika