Transporti publik në Tetovë do të rikthehet prej 30 majit

Transporti publik në Tetovë do të rikthehet nga 30 maji, këtë e ka bërë të ditur drejtori i "Tetova Transport", Rafiz Mejdia

Transporti publik në Maqedoni rikthehet pas pesë muajve, lajmin e ka bërë të ditur drejtori i “Tetova Transport”, Rafiz Mejdia.

Rafiz Mejdia ka deklaruar se nga dita e hënë e 30 majit qytetit të Tetovës do t’i rikthehet transporti publik.

“Ditën e hënë do të jenë në funksion autobusët. Dje kanë pasur një test për shoferat, sot do të pastrohen që të jenë gati për të hënën”, ka thënë drejtori i ‘Tetova Transport”.

“Tetova Transport”

“Të gjitha dokumentacionet në bazë të ligjit i kemi rregulluar, kemi pasur shumë punë të arrijmë deri te përfundimi i të gjitha procedurave, po ia arritëm në një kohë të shkurtër t’i përfundojmë”, ka thënë Rafiz Mejdia.

Ndërkohë, në stacione janë vendosur edhe tabelat me oraret dhe linjat e autobusëve.

Autoritetet komunale kanë paralajmëruar edhe rritje të çmimit të biletave nga sa ishin paraprakisht, kjo si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika