Osmani uron Belgjikën për marrjen e kryesimit të presidencës së KE-së: Do të punojmë për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes së kryesimit të presidencës së Këshillit Evropian, teksa shton se pret bashkëpunim të ngushtë me partnerët belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

Foto: AFP

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes së kryesimit të presidencës së Këshillit Evropian.

Ajo pret bashkëpunim të ngushtë me partnerët belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

“I urojmë Belgjikës një presidencë të suksesshme të Këshillit të Evropës! Ne presim që në muajt e ardhshëm të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur synimet tona evropiane”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Belgjika, vendi në të cilin edhe ndodhet selia e Bashkimit Evropian, dhe i cili ishte i pari që kishte rolin e kryesuesit kur ky sistem u vendos, do të kryesojë për të 13-tën herë me radhë.

Ky kryesim i Belgjikës ndodh në një moment kyç për BE-në, pasi nga fundi i kësaj presidence, në mes të datave 6 dhe 9 qershor, do të zhvillohen zgjedhjet evropiane.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika