Presidentja Osmani ngushëllon Japoninë pas tërmetit shkatërrues që shkaktoi humbje jetësh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime të thella për Japoninë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi shtetin japonez, duke shkaktuar humbje të jetëve

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani gjate fjalimit te saj në Samitin e Diaspores në Tirane

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues që ndodhi dje.

“Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni”, ka shkruar Osmani në “X“.

Tutje, e para e shtetit të Kosovës u ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit.

“Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika