Anglia mund Zvicrën me rezultat të ngushtë

Me rezultat të ngushtë dy me një, kombëtarja angleze ka mposhtur atë zvicerane në sfidën miqësore të së shtunës.

Te Zvicra, nga minuta e parë janë aktivizuar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kurse Andi Zeqiri ishte në bankën rezervë.

Golin e parë e shënuan zviceranët, në minutën e 22-të. Pas një harkimi të sulmuesit me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri, shënoi Breel Embolo, kështu duke e kaluar Zvicrën në epërsi.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Anglia arriti ta barazojë rezultatin me golin e lojtarit të Manchester United, Luke Shaw.

Me këtë rezultat, të dyja kombëtaret shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë loja ishte e balancuar, me të dyja ekipet që herë pas here sulmonin.

Por në minutën e 78-të, anglezëve iu akordua një penallti, të cilën e konkretizoi në gol, sulmuesi Harry Kane.

Goli i Kane ishte edhe goli vendimtar për fitoren e Anglisë.

Xherdan Shaqiri luajti për 80 minuta te Zvicra, ndërsa Granit Xhaka kompletoi ndeshjen. E Andi Zeqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të.

Zvicra, pas dy ditësh, do të luajë me Kosovën në Cyrih në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika