(Video) SHBA: I dënuari rrah brutalisht gjykatësen në seancë

Gjykatësja, Mary Kay Holthus, e Gjykatës së Qarkut në Las Vegas është sulmuar fizikisht nga një i dënuar gjatë një seance gjyqësore, pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht

Gjykatësja, Mary Kay Holthus, e Gjykatës së Qarkut Clark në Las Vegas është sulmuar fizikisht nga një i dënuar gjatë një seance gjyqësore, pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.

Gjyqtarja Mary Kay Holthus ishte duke kumtuar vendimin e Gjykatës kur i dënuari Deobra Delone Redden e sulmoi atë fizikisht.

Videoja tregon momentin e frikshëm kur Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares, Redden dëgjohet duke e ofenduar.

Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai u hodh mbi të dy dhe filloi ta rrihte brutalisht.

Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po mbikëqyret.

Nga lëndimet e marra, oficeri i policisë u desh të transportohej në spital.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika