Inspektori i AKI-së, Burim Ramadani arrin në Hagë

Të dielën e 29 majit, Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka mbërritur në Hagë pas dërgimit të ftesës për të dëshmuar mbi pozicionin e tij gjeografik gjatë luftës në Kosovë

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka mbërritur në Hagë pas pranimit të ftesës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, mëson RTV Dukagjini.

Burim Ramadani është pritur nga ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli.

Të hënën e 23 majit, Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadani, i është dërguar një fletëthirrje, në të cilën i është kërkuar atij të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar.

Në fletëthirrjen e dërguar, nga Ramadani ishte kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës së luftës, dhe të ofrojë dokumentacion, përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thërret Ramadanin në cilësinë e dëshmitarit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika