Hoxha: Aliu ka lëshuar leje ujore e mjedisore fshehurazi

Eliza Hoxha
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se organizata të shoqërisë civile kanë ngritur padi ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Aliu ka lëshuar leje ujore e mjedisore fshehurazi e pa proces me komunitet gjë që kërkohet me ligjin për ujërat dhe ligjet e tjera në fuqi.

“Krejt agjenda e LVV-së në opozitë ka qenë kundër qymyrit se duhet me pas mjedis ma të mirë, e njëkohësisht edhe kundër çdo operatori të burimeve të ripërtërishme duke e demonizuar secilin akter e proces.  Kur erdhi në pushtet strategjia e tij për energji e ka kryefjalë qymyrin, operatorët privat të BRRE-ve por jo edhe mjedisin si e drejt e garantuar me Kushtetutë për secilin qytetarë të Kosovës”, ka shkruar Hoxha.

“E kanë shfrytëzuar shoqërinë civile për agjendën e vet për pushtet dhe sot të njëjtën e shpërfillin dhe nuk e lënë të jetë pjesë e proceseve. E kanë demonizuar çdo investitor përfshi edhe ata ndërkombëtar si puna e KELKOS/Austri e sot u shërbejnë atyre kundërligjshëm dhe fshehurazi e pa transparencë për publikun… Çkaa po fsheh ministri Aliu?”, vijon ajo.

Më tej, Hoxha ka theksuar se Qeveria Kurti dhe pjesëtarët e saj janë mashtrues të paparë, duke përmendur sërish Aliun e ku për të tha se është ngritur në pushtet duke folur për procese transparente.

“Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në ueb dhe nuk janë të qasshme? Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?… Këta në momentin që kanë ardhur në pushtet – Qeveria Kurti 1 kanë kërkuar Themelim të Komisionit Hetimor Parlamentar për hidrocentrale duke u thirr në procese jo transparente e pa përfshirje të qytetarit. Dhe sot, ministri bënë të kundërtën mbi kauzën mbi të cilën ishte rritur e ngritur si akter e parti. Mashtrues të paparë”, ka përfunduar Hoxha.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika