Krasniqi takohet me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe të BE-së, diskutojnë për zhvillimet në vend

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe të zyrës së BE-së në Kosovë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë kësaj të marteje është takuar me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe të zyrës së BE-së në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Pamje nga takimi

Ministri Krasniqi ka theksuar se mbeten të përkushtuar që të ndërmarrin veprimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ.

Pamje nga takimi

“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, ka shkruar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika