Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rënda në Drenas

"Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Drenasit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudhën  nëntor 2023 - janar 2024, në  lokacione të ndryshme"

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Drenas.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar një armë të gjatë dhe disa pajisje pune të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në periudhën  nëntor 2023 – janar 2024, në  lokacione të ndryshme.

“Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Drenasit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudhën  nëntor 2023 – janar 2024, në  lokacione të ndryshme.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur t’i arrestojnë personat e dyshuar:

– A.U . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

– G. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestroj një armë të gjatë dhe disa pajisje pune të cilat dyshohet të jenë të vjedhura. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për  armëmbajtje pa leje dhe së paku  gjashtë raste të vjedhje të rënda. Numri i personave të arrestuar për këto raste arrin në 3 pasi që për të njëjtat raste, me datën 04.01.2024, është arrestuar i dyshuari E. H mashkull 19 vjeç”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika