Sot fillon Forumi Ekonomik në Davos, marrin pjesë Kurti dhe Vuçiqi

Në Forumin Ekonomik të Davosit, do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Foto nga takimi i Kurtit dhe Vuçiqit në Davos të Zvicrës/ Foto: Qeveria e Malit të Zi-Twitter

Sot fillon Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës, i cili do të zgjasë deri më 19 janar.

Në Forumin Ekonomik të Davosit do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe, takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën “Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga 15–19 janar 2024.

Takimi i 54-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror do të ofrojë një hapësirë vendimtare për t’u fokusuar në parimet themelore që nxisin besimin, duke përfshirë transparencën, qëndrueshmërinë dhe llogaridhënien

Ky takim vjetor do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.

Ndërsa, i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se po përgatitet për një javë dinamike në Davos të Zvicrës ku do të mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Emisari evropian nuk përmendi ndonjë takim potencial në mes Kurtit e Vuçiqit.

“Me përfundimin e javës, unë po përfundoj përgatitjet e mia për javën e ardhshme dinamike, gjatë së cilës do të jem në Davos duke marrë pjesë në takimin e 54-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Do të marr pjesë në disa panele diskutimesh dhe do të kem takime të shumta dypalëshe”, ka deklaruar Lajçak.

Po ashtu, ai ka falënderuar Francën për mbështetjen në procesin e dialogut.

”Duke filluar javën e parë të punës të vitit, vizitova Parisin, ku u angazhova në një sërë takimesh shumë konstruktive dhe thelbësore në Quai d’Orsay dhe Élysée. Objektivi kryesor ishte sinkronizimi i përpjekjeve me homologët e mi francezë dhe vendosja e bazave për muajt në vijim. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme nga Franca në përpjekjet e mia për të lehtësuar Dialogun e udhëhequr nga BE dhe për bashkëpunimin e frytshëm që vazhdojmë të gëzojmë”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika