Messi e fiton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit

Lionel Messi ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2023. Kjo ka qenë një nga shpalljet e së hënës në Londër gjatë ceremonisë së çmimeve “FIFA THE BEST”.

Futbollisti i Inter Miami nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Messi u vlerësua për trofetë e fituar me Paris Saint-Germainin dhe Inter Miamin.

Ai fitoi në konkurrencë me Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen.

Tridhjetë e gjashtë vjeçari mori dyzet e tetë pikë, aq sa mori edhe Haaland, por që Messi u rendit i pari falë një rregullore, që i jep përparësi numrit të nominimeve të zgjedhjes si i pari nga kapitenët e Kombëtareve. Mbappe përfundoi i treti me tridhjetë e pesë pikë.

Të njëjtin çmim argjentinasi e kishte fituar në vitin 2019 dhe 2022.

Gjithashtu, Messi është fitues i tetëfishtë i “Topit të Artë”./RTK

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika