OKC humb ndeshjen e dytë brenda 24 orëve në Los Angeles, kësaj radhe mposhtet nga Clippers

Oklahoma City Thunder ka pësuar humbjen e dytë brenda 24 orëve. Kësaj radhe, OKC u përballë me Clippers dhe pësoi humbje me 11 pikë diferencë 128:117

Oklahoma City Thunder ka pasur një udhëtim “të hidhur” në Los Angeles, pasi ka pësuar humbjen e dytë brenda 24 orëve.

Pasi fillimisht u mposhtën nga Lakers, OKC u përballë me Clippers dhe kanë pësuar humbje me 11 pikë diferencë 128:117.

Ka qenë një paraqitje fantastike e Paul George që i ka dhënë fitoren Clippers, pasi ylli amerikan e mbylli ndeshjen me 37 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja James Harden dhe Kawhi Leonard që shtuan nga 16 pikë të tjera në fitoren e Clippers.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Jalen Williams me 25 pikë e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.

Fitore para adhuruesve të vet ka shënuar edhe Philadelphia 76ers ndaj Denver Nuggets me pesë pikë diferencë 126:121 si dhe Phoenix Suns që mposhti për dy pikë Sacramento Kings 119:117.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika