Largohen mbetjet e kulmit të Komunës së Prishtinës

Tashmë janë larguar mbetjet e një pjese të kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, që ra si pasojë e erërave të forta, gjatë ditës së djeshme

Mbetjet pas rënies së kulmit të objektit komunal të Prishtinës.

Tashmë janë larguar mbetjet e pjesës së kulmit të Komunës së Prishtinës, që ra si pasojë e erërave të forta gjatë ditës së djeshme.

Rrugët për te objekti i komunës janë duke qëndruar edhe më tutje të mbyllura.

Si pasojë e rënies së një pjese të kulmit, është lënduar një 23 – vjeçare, gjendja e së cilës është stabile, por se ka lëndime të rënda.

Shpend Fazliu, zyrtar për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se viktima është 23-vjeçare dhe se pas 4 orësh pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekim Intensiv.

“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore. Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore. Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekim Intensiv Qendror”, ka thënë Fazliu.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika