PD-ja kërkon që 50 milionë euro t’i dërgohen si “ndihmë ushtarake” Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se të hënën partia që udhëheq do të dorëzojë në Kuvend një amendament ku do të kërkojë që 50 milionë euro nga buxheti i vitit 2024 të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzimi Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se të hënën partia që udhëheq do të dorëzojë në Kuvend një amendament ku do të kërkojë që 50 milionë euro nga buxheti i vitit 2024 të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë.

Në konferencë për media të premten, Basha ka deklaruar se kjo gjë përbën interes esencial të sigurisë kombëtare, ndaj shpreson që kjo çështje të mos “bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik”.

“Ditën e hënë, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë, një amendament të megabuxhetit që u kalua për 4 minuta, prej 7 miliardë eurosh, me afro 1.3 miliardë euro shpenzime kapitale, nga i cili do të kërkojë rialokimin e 50 milionë eurove, afërsisht 5 miliardë lekë të reja, ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Natyrisht presim që të paktën në këtë interes esencial të sigurisë sonë kombëtare, të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe të qëndrimit në krah me mjete modeste, në krahasim me investimin që po bëjnë aleatët tanë, presim të mos bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik ku e kanë futur aktualisht protagonistët e teatrit të përditshëm”, ka thënë Basha.

Basha është kryetar legjitim i PD-së në opozitë. Megjithatë, këtë post e pretendon edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që aktualisht është në arrest shtëpiak. Deputetët e PD-së në Kuvendin e Shqipërisë janë të ndarë në tri taborë, ata me Bashën, me Berishën dhe me Enkeled Alibeajn. 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika