Pula: Dialogu Kosovë-Serbi është në tehun e dështimit

Shqiprim Pula, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka theksuar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është në tehun e dështimit dhe se palët duhet vazhduar dialogun për të ndërtuar një fqinjësi nga kthesat politike të vendeve.

Kështu ka thënë Shqiprim Pula në emisionin “Five” në TV Dukagjini teksa diskutohej për mesazhet e Obrajn sa u përket sjelljeve të fqinjëve në rajon si mesazh politik.

“Në fakt ata folën, por thanë diçka tjetër. Palët duhet vazhduar dialogun. Askush nuk po e merr për bazë thelbësisht që ky dialog tashmë është në tehun e dështimit. Serbia zyrtare në asnjë rast nuk ka shprehur gatishmëri politike për të bërë një kthesë politike, për të ndërtuar fqinjësinë”, ka theksuar Pula.

Ai ka shtuar se nëse u referohet momenteve kryesore të një periudhe njëvjeçare, mund të shihet shumë porosi negative nga Beogradi zyrtar kunddrejt Kosovës dhe kunddrejt dhunimit të pretendimit për një fqinjësi të mirë.

“Nëse e marrim për bazë në shtatorin 2022, ministri i Punëve të Jashtme serb dhe ministri i Federatës ruse në New York nënshkruajnë dokumentin për bashkërendimin e politikës së jashtme, nëse e marrim për bazë fjalimin e presidentit serb, Vuçiq  në OKB, edhe fjalimin e presidentit serb me 15 shtator ku kërcënonte fqinjtë në emër të kujdesit të shtetit serb ndaj serbëve që jetojnë në shtete: BeH, Kosovë, Mal të Zi dhe kalimthi Maqedoni të Veriut, si dhe deklaratë e Vuçiqit, ku thotë se ‘ Edhe po t’na vrisni të gjithëve, ne Kosovën shtet nuk e njohim”, ka renditur disa prej arsyeve të “rrënimit” të një fqinjësie, Shqiprim Pula.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika