Katër çanta krahu ua vodhën grave serbe në veri, arrestohen dy të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Mitrovicën e Veriut, pasi kanë pranuar se u kanë vjedhur katër çanta krahu grave serbe së bashku me dokumentet personale

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë Veriore, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “grabitje”, “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, në katër raste.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 19:30, vetëm 1 orë e gjysmë pas kryerjes së vjedhjes së katërt.

Rasti i parë ka ndodhur më 11 janar në rrugën “Knjaz Millosh”, ku një grua serbe ka qenë viktimë e grabitjes, duke i vjedhur 50 euro, 4000 dinarë dhe dokumentet personale të Shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është vazhduar me rastin e dytë më 13 janar, ku një gruas së re serbe i është vjedhur çanta e krahut ndërsa ecte në rrugë vetëm, duke humbur edhe dokumentet zyrtare.

Rasti i tretë ka ndodhur më 20 janar në rrugën “Kral Petar”, ku një grua serbe është bërë viktimë e vjedhjes së çantës së krahut, duke humbur një telefon, një sasi të vogël parash dhe dokumentet e Kosovës dhe Serbisë.

Rasti i fundit, më 22 janar në rrugën “Knjaz Millosh”, ka përfshirë një po ashtu një grua serbe të re, të cilës i është vjedhur nga çanta e krahut, duke humbur dokumentet personale të Kosovës dhe Serbisë.

Te dyshuarit, Njazi Salihu dhe Senad Hajdini, janë arrestuar mbrëmjen e 22 janarit nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovicë Veriore.

Gjatë bisedës me të dyshuarit, ata kanë pranuar fajësinë dhe kanë treguar se kanë vjedhur çantat nga viktima.

Deri tani, janë gjetur 3 çanta së bashku me dokumentet.

“Gjata bisedës me të dyshuarit, t♪7 njëjtit janë treguar bashkëpunues dhe kanë pranuar se i kanë vjedhur çantat dhe së bashku me të dyshuarit janë gjetur deri më tani 3 çanta së bashku me dokumentet”, ka thënë Elshani për Dukagjinin.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur masa e ndalimit për të dyshuarit deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika