Pas kërkesës së xhaxhait të Lulzim Fejzullahut, avokati Gashi dorëzon autorizimin në Prokurori, Gjykatë dhe IPK

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se do të jetë përfaqësues juridik i Rrahim Fejzullaut – xhaxhait të 18-vjeçarit që u vra në Podujevë

Avokati, Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se do të jetë përfaqësues juridik i Rrahim Fejzullaut – xhaxhait të 18-vjeçarit që u vra në Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Gashi tha se sot ka dorëzuar autorizimin në Prokurori, Gjykatë dhe IPK.

“Tani po presim përgjigje nga këto inistitucione. Familja e Lulit kërkon drejtësi”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe, Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i ka bërë kërkesë publike avokatit, Tomë Gashit, që ta përfaqësojë lëndën e vrasjes së nipit të tij, Lulzimit, në emisionin “Debat Plus”.

“E kam një kërkesë te avokati Tomë Gashi. Tu kisha lut llogaritëm si të duash, merre rastin e djalit në dorë nëse ekziston mundësia dhe ta përfaqësosh lëndën e tij”, tha Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut.

Kërkesa e tij u pranua menjëherë nga avokati Gashi.

“Një kërkesë e tillë është vështirë të refuzohet, por në këtë rast mundet të jetë e pranueshme për interesin e drejtësisë. Po e pranoj”, u deklarua Gashi.

Sipas prizmit të avokatit Gashi, pamjet e publikuara në medie “janë skena si të filmave, njëherë të neutralizohet e pastaj t’i shkaktojë me shkop lëndime vdekjeprurëse”.

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, ka njoftuar se pas vrasjes së nipit të tij, në shtëpi i kanë shkuar familjarë të sulmuesve.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, xhaxhai i të ndjerit kërkon drejtësi nga organet përkatëse.

“Në momentin kur janë rrokë te berberi, aty kishte qenë edhe një polic. E kam pyetur a ka reaguar, më ka thënë nuk ka reaguar. Gjyshi i njërit prej tyre më ka ardhur pas 2 dite në shtëpi, a më pranon, i kam thënë po se shqiptarë jemi. Të rinjtë tha nuk po din, edhe i joni tha është i therur. I thashë nuk është e vërtetë, nuk është bash qashtu, faktet tregojnë krejt tjetër gjë. Kur i ka parë kamerat, atëherë u bind. Më tha, me pas ditë, nuk kisha ardhë”.

“Tjetri babai i sulmuesit ma ka dërguar një njeri tjetër, ka thënë nëse ka nevojë me dërgu jashtë shtetit për ta mjekuar, e dërgojmë me harxhimet e mia. I kam thënë faleminderit, nuk kam nevojë, ma ke mbytur po ta shnoshi, s’kam nevojë. Nga shteti kërkoj drejtësi, kanë gjetur thika apo jo, nipi i ndjerë nuk flet. Unë nuk e di e kujt ka qenë. Djali nuk ka qenë problem. Kush e ka njohur fjalë të keqe për të nuk ka”, tha ai.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika