Rrëzohet avioni ushtarak rus afër Ukrainës, të paktën 65 të vdekur

Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën

Ilustrim

Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën, shkruan BBC.

Të paktën 65 persona në bord mbetën të vrarë, sipas raporteve ruse që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se personat në bord përfshinin anëtarë të kapur të forcave të armatosura të Ukrainës.

Guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Videoja e shpërndarë në mediet sociale tregoi një aeroplan duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00, sipas orës lokale (08:00 GMT)./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika