Kurti në takim me Pendarovskin diskuton për projektin e rrugës Prizren – Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një takim zyrtar ku u diskutua për çështje të ndryshme, duke përfshirë marrëdhëniet bilaterale, mundësitë e shtimit të bashkëpunimit, projektet infrastrukturore të përbashkëta, si dhe zhvillimet në rajon, procesin e dialogut ndërmjetësuar nga BE dhe situatën e sigurisë në pasojë të sulmit terrorist në Banjskë

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili qëndroi për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ata fillimisht zhvilluan një takim kokë më kokë para takimit dypalësh ndërmjet delegacioneve zyrtare.

“Dy vendet dhe shtetet tona i dëshirojnë më të mirën njëra-tjetrës dhe kanë komunikim dhe bashkëpunim të mirë si në aspekt institucional, ashtu edhe në nivel të shoqërive tona”, ka thënë kryeministri Kurti në fillim të takimit.

Ai e ka falënderuar presidentin Pendarovski dhe Maqedoninë e Veriut për mbështetjen ndaj Kosovës në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar përmes përkrahjes në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, fushat në të cilat mund të shtohet e thellohet bashkëpunimi, dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin dy shtetet, siç është projekti i rrugës Prizren-Tetovë, për të cilën në javën e dytë të këtij muaji ministrat nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.

U fol edhe për zhvillimet në rajon, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe situatën e sigurisë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të para katër muajve në Banjskë të komunës së Zveçanit.

Me këtë rast, kryeministri falënderoi presidentin Pendarovski për vendimin për Maqedoninë e​ Veriut për shtimin e kontingjentit të trupave të saj në kuadër të KFOR-it.

Presidenti Pendarovski ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut përveç marrëdhënieve shumë të mira, kanë edhe të njëjta qëllime strategjike, dhe se ajo është e gatshme që t’i ndajë me Kosovën përvojat e saj sa i përket integrimit evropian dhe anëtarësimin në NATO.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika