Keqpërdorimet me patentë shofer, Ministria e Infrastrukturës ia shkëput kontratat tre ekzaminerëve

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar shkëputjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë në departamentin për Patentë Shofer, pas zbulimit të dyshimeve të bazuar në keqpërdorime në procesin e punës

Foto ilustruese

Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerët e angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

“Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre eksaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer. Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Sipas tij, ditëve në vazhdim do të prezantohen të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika