Mushkolaj: Largimi i billbordeve në Zveçan veprim popullist nga ministri Sveçla e Krasniqi

Imer Mushkolaj, analist

Largimin e billbordeve ilegale në komunën e Zveçanit, analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka cilësuar si veprim popullist nga dy ministrat, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi.

Ai, në “Debat Plus”, tha se ky veprim është bërë për ta treguar forcën dhe praninë e Kosovës në veri.

Ai theksoi se ky veprim në praktikë nuk ka ndonjë dobi.

“Nuk e di me cfarë rregullore ndalohet me publiku fotografi në billboard të presidentit të Serbisë. Për mua nuk është arsyetim se po i heqim fotografitë e diktatorëve. Vuciqin e ke edhe në shkolla të gjuhës serbe. M’u duk veprim populist i ndërmarrë nga ministri Svecla dhe Krasniqi, me tregu që Kosova ka forcën me vepru kështu dhe kanë prani në veri”, tha ai.

Ai tha se prania e Serbisë në Kosovë është më e thellë sesa disa billborde ilegale.

“Heqja e bilbodrdit popullist, prania e Serbisë në Kosovë është më e thellë se një foto e Vuciqit ose e Putinit. Qeveria do të duhej të marrë masa të zbutë praninë e Serbisë në Kosovë…”, tha ai.

Sipas Mushkolajt, heqja e billbordeve është bërë për konsum të brendshëm politik.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika