Kompania ajrore izraelite pezullon fluturimet në Afrikën e Jugut

Kjo kompani ajrore ka realizuar dy fluturime në javë në Johanesburg

FOTO: Reuters

Kompania ajrore izraelite El Al ka thënë të premten se do t’i pezullojë fluturimet për në Johanesburg në fund të marsit, me arsyetimin se ka rënie të kërkesës, pasi Afrika e Jugut e ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo kompani ajrore ka realizuar dy fluturime në javë në Johanesburg.

“Izraelitët nuk dëshirojnë të udhëtojnë në Afrikën e Jugut”, ka thënë një zëdhënëse e kompanisë.

“Ata janë duke i anuluar fluturimet dhe aeroplanët janë pothuajse të thatë. Ne e kuptojmë këtë situatë, sepse në të kaluarën ka qenë ndryshe”.

“Fakti që izraelitët nuk dëshirojnë të shkojnë në Afrikën e Jugut, por dëshirojnë të shkojnë në vendet e tjera, na ndihmon në vendimin për të pauzuar këtë rrugë”, ka thënë ajo.

Mes të tjerash, kompania i ka përmendur shqetësimet për sigurinë.

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara do të vendosin të premten për kërkesën e Afrikës së Jugut për masa urgjente kundër Izraelit, përfshirë ndaljen e operacioneve ushtarake në Gazë.

Izraeli përballet edhe me akuza për kryerje të gjenocidit në Gazë.

Pas sulmeve të 7 tetorit të vitit të kaluar të Hamasit në tokën izraelite, duke lënë të vdekur rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë, Izraeli ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazën e udhëhequr prej Hamasit.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Prej nisjes së ofensivës izraelite, kanë vdekur më shumë se 25.000 njerëz në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka kërkuar në gjykatë që të kundërshtohet rasti ndaj tij./REL

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika