Vëllai i Liridona Ademaj për deklaratën e Naim Murselit: Nuk e komentojmë përmbajtjen, e respektojmë procedurën penale

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj ka njoftuar se nuk do të komentojnë përmbajtjen e deklarimeve duke respektuar në plotni sekretin hetimor dhe procedurën penale

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë.

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj, ka njoftuar se nuk do të komentojnë përmbajtjen e deklarimeve, duke respektuar në plotni sekretin hetimor dhe procedurën penale. Ademaj ka bërë të ditur po ashtu se avokati i familjes Ademaj ka qenë prezent gjatë intervistimit të të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes tragjike të Liridonës.

Kështu ka bërë të ditur Leonard Ademaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ademaj ka thënë se janë të kënaqur me mënyrën e organizimit të intervistimit nga ana e prokurores dhe shpreh se kanë besim të plotë në punën e saj.

Tutje, ai ka thënë se drejtësia duhet të triumfojë për Liridonën dhe të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Postimi i plotë i Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës:

Këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu, siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.

Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe procedurën penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.

Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.

Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Lexo edhe këtë: Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmia e plotë e Naim Murselit në polici

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika