Familja e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu jep besë 1 muaj për familjen e dorasit

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka bërë të ditur se familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahut i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe, Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Të miturit A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim.

Ndërkohë, xhaxhai i Lulzimit për RTV Dukagjini ka rrëfyer versionin e tij se si nisi zënka dhe si u rrah brutalisht për vdekje nipi i tij.

Sipas tij, sherri në mes të Lulzim Fejzullahut dhe dy të miturve dyshohet se nisi te berberi.

Me viktimën të miturit u takuan një ditë pas zënkës, më 14 janar rreth orës 12:00 në mesditë.

“Dyshohet që 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu kishte dalë në marketin e lagjes dhe me të parë që dy persona po e përcjellin me një veturë të tipit “Golf 6″, filloi të ikë në këtë rrugë. Të njëjtit persona e goditën e veturë pikërisht para kësaj shtëpie dhe e lanë të shtrirë në tokë.”

Pas kësaj, dy të miturit dolën nga vetura.

“Pasi e kanë rrëzuar me veturë, i kanë hyrë me shipka bejsbolli dy persona, njëri ka sjellë me shkelma (me këmbë) e grushta e tjetri ka sjellë me shipkë (shkop) deri në alivanosje, e kemi dërguar në spital, s’ka pasur shenja të përmirësimit, dje edhe ka ndërruar jetë në orën 15:20 pasdite”, tha xhaxhai i 18 vjeçarit, Rrahim Fejzullahu.

Fejzullahu tregon se nipi kishte mbetur i shtrirë në tokë.

“Pasi e kanë alivanosur, i kanë sjellë sa ka qenë i shtrirë, shipka (shkopinj) të bejsbollit në kokë, asnjë shenjë djali nuk e ka pasur në trup përpos në kokë. Gjakderdhje edhe për veshëve, kafkën e kokës ia kanë thyer, kafkën e krejës ia kanë thyer me stupca (shkopa)”, u shpreh Fejzullahu.

Si u rrah për vdekje me shkopa “Bejsbolli” 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu?

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika