Kastrati: Synojmë të dalim partia e parë në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se ata nuk kanë kërkuar zgjedhje këtë vit, por kanë kërkuar konsistencë gjatë mandatit aktual. Kastrati ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje, duke thënë se Kosova po katandiset për shkak të mangësive në menaxhimin e projekteve

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, në një intervistë ka deklaruar se nuk kanë kërkuar zgjedhje këtë vit.

Kastrati ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje, teksa shton se po katandiset Kosova.

“Zgjedhjet parakohshme nuk kemi kërkuar këtë vit, por kemi kërkuar një konsistencë gjatë këtij mandati. Qeveria ka vërtetuar se me keqqeverisjen e saj, me paaftësinë e saj për të menaxhuar dhe projektet më të vogla po e katandis Kosovën në një mjerim total, kështu që në zgjedhje duhet të shkohet, sepse nga kjo qeveri vendi po kthehet si i pajetesë“, tha ai për GazetaBlic.

Duke folur për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, Kastrati shton se PDK-ja si çdo parti tjetër synon të dalë e para, teksa nuk përjashton edhe një koalicioni të përbashkët me ndonjë parti opozitare.

“Natyrisht që PDK-ja si çdo parti tjetër synon me dalë e para dhe me formu koalicionin me ndonjë parti tjetër për qeverisje të ardhshme”, tha Kastrati.

Tutje, Kastrati ka folur edhe për aneksin e Ohrit, ku thotë se kërkesa për nënshkrim është vetëm një gënjeshtër e kryeministrit Kurti, pasi marrëveshja sipas tij, tashmë është obligative.

“Nuk ka nevojë për nënshkrim, kjo është rrenë e Kurtit dhe mashtrim i tij. Momentin që është pranuar marrëveshja, është shndërruar në obligative”, tha Kastrati.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika