Arrestohen dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, me iniciale D.H dhe I.I., zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, me iniciale D.H dhe I.I., zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare.

Sipas njoftimit zyrtar, “Personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së”.

Prokuroria ka njoftuar se ndaj të dyshuarve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika