Anton Quni për vrasjet në Kosovë: Janë disa institucione që nuk po e përfundojnë punën e tyre edhe pse po paralajmërohen

Sipas deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, disa nga institucionet e vendit nuk po janë në nivelin e detyrës për t’i përfunduar punët e tyre profesionale

Anton Quni deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Anton Quni, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka folur për vrasjet në Kosovë, ku sipas tij, Kosova dhe institucionet e sigurisë që nga pas lufta janë duke u ballafaquar me këtë fenomen, por motivet e këtij fenomeni janë të ndryshme.

Quni, ka thënë se me vrasjet në Kosovë, duhet të merren organet e rendit, dhe duhet të ketë bashkëpunim shoqëror për parandalimin e këtyre fenomeneve.

Ndërsa ai ka shtuar se këto janë “situata që lënë pasoja të rënda jo vetëm për familjen, por, për të gjithë shoqërinë edhe më gjerë”.

Sipas tij, këto raste nuk po ndalen sepse, “janë disa institucione të cilat nuk po e përfundojnë punën e tyre edhe pse po paralajmërohen”, ka thënë Quni në FIVE.

Tutje ai ka thënë se organet e rendit duhet ta kenë një nivel më të lartë të vëmendjes për këto raste.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika