Hovenier insiston të shtyhet zbatimi i rregullores së BQK-së për dinarin

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka pasuar një takim me kryeministrin Albin Kurti në Kosovë dhe ka shprehur shqetësimet e Shteteve të Bashkuara në lidhje me zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Hovenier ka shprehur shpresën se do të ketë një pezullim të implementimit të kësaj rregulloreje, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke e pamundësuar përdorimin e dinarit nga komuniteti serb

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se shpresojnë që do të ketë pezullim të implementimit të rregullores së BQK-së.

​”Të gjithë nga kori diplomatik që foli për këtë çështje shprehu shqetësime shumë të ngjashme për mënyrën e zbatimit të saj. Unë vetëm mund të përsëris atë që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin. Ajo që shpresojmë të shohim është një pezullim në zbatimin e kësaj rregulloreje derisa të punohet më shumë”, tha Hovenier.

Rregullorja e BQK-së parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

Ai tutje ka thënë se përkrahin përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, por se kanë dronë për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje.

“Ne natyrisht se përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, por ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”, vijoi ai.

I pyetur nëse Qeveria amerikane mund të marrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, Hovenier ka thënë se “shpresojmë që qeveria të jetë partnere me ne”, duke shtuar që nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.

Hovenier ka thënë se ndonëse Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e Kosovës për respektim të Kushtetutës së vendit, SHBA-ja beson që duhet të ketë periudhë edukuese për rregulloren e re.

Kur është pyetur për reagimin e qeverisë për kërkesën e tij dhe të faktorit ndërkombëtar, Hovenier ka thënë se “do t’i lërë ata të flasin” në këtë drejtim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika