Shkarkimi i Sahatçiut bën PDK-në ta thumbojë Ramën: ‘Goxha thellë Badovci’, paralajmërohet për përgjigje ‘ të merituar’

Pas shkarkimit të Donjeta Sahatçiut nga pozita e nënkryetarë së kryeqytetit, kanë filluar reagimet nga PDK kundrejt kryetarit Përparim Rama

Pasi shkarkoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, zëvendësen e tij, nënkryetaren nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, kanë filluar edhe reagimet nga partia e kësaj të fundit.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se “lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara”.

“Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet”, ka shkruar ajo, duke shtuar se është krenare që nuk ka pranuar të jetë “pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit”.

Çitaku tutje ka shtuar se të parit të kryeqytetit do t’i japin përgjigje të “merituar”.

”E Përparimit përgjien e merituar do t’ia japim zyrtarisht. Jo në Facebook”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, lidhur me shkarkimin e Sahatçiut, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

Ajo ka thënë se “Goxha thellë BADOVCI për ata po notojnë në të”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Prishtinës ka njoftuar për shkarkimet dhe emërimet e reja në kryeqytet. Këto ndryshime në kabinetin e Ramës kanë vënë në pikëpyetje koalicionin mes LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet.

Jehona Lushaku emërohet nënkryetare e komunës së Prishtinës në vend të Donjeta Sahatçiut

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika