Ndrecaj: Flitet që ish-pronarët e tokave private kanë pasur ujdi me Shpend Ahmetin

Vendimi për këmbimin e pronave të Komunës së Prishtinës me persona fizik “është njëri nga vendimet më të dëmshme që ka marrë kjo qeverisje, ky kuvend komunal i Prishtinës”, thotë Albulena Nrecaj nga INPO

Albulena Nrecaj nga INPO, thotë se flitet që ish-pronarët e tokave private kanë pasur një marrëveshje me ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Kështu u shpreh ajo në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për këmbimin e pronave në Badoc dhe vendimin për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit.

“Flitet që ish- pronarët e pronave private që janë në zonën kadastrale të Zllatarit apo në Badoc qysh moti kanë pasur një lloj marrëveshje apo një lloj komunikimi me ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti që këto prona të shndërrohen në investim të veçantë strategjik por asnjëherë nuk është arritur që këto prona të shpallen me interes të veçantë”, tha ajo.

Sipas saj, vendimi për këmbimin e pronave të Komunës së Prishtinës me persona fizik “është njëri nga vendimet më të dëmshme që ka marrë kjo qeverisje, ky kuvend komunal i Prishtinës”.

“Ekziston një problematikë. Ne nuk e dimë që për t’u shpallur dikush investitor strategjik duhet qeveria ta shpallë si të atillë. Ne nuk e dimë nëse pronarët aktual praktikisht kanë pasur statusin e investitorit strategjik, ky është problemi i parë. Problemi i dytë sikur të ishte ky investim strategjik do të trajtohej në kuadër të komisionit për investime strategjike.  Në rrugë jo zyrtare kemi informata që pronarët fizik të këtyre pronave kanë trokitur në secilën ministri… në mënyrë që t’i japin zgjidhje pronave të veta që kanë rezultuar të jenë në një zonë ku është zonë e mbrojtur”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika