Bislimi për projektligjin e ri të KPM-së: Me anë të tij rritet transparenca në pronësinë e medias

“Kemi qenë dëshmitarë të dëmeve nga mungesa e rregullave që kërkojnë transparencë për pronësinë e mediave. Transparenca në pronësinë  e medias është e lidhur me të drejtën e shprehjes.”, ka deklaruar Bislimi

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e sotme është duke shqyrtuar në parim Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Ky projektligj mes tjerash synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i KPM-së.

Ndonëse ka marrë kritika të shumta nga organizata të punës së mediave dhe gazetarëve në Kosovë, ky projektligj tani pritet të përcillet në Kuvend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, ka thënë se ky projektligj është në harmoni të plotë me direktivën e Bashkimit Europian për Mediat dhe sipas tij, siguron mjedis konkurrues dhe kushte të barabarta për secilin shërbyes të produkteve mediale.

“Është e pashmangshme të bëjmë një mjedis konkurrues, kushte të njëjta për secilin shërbyes të produkteve mediale”, ka deklaruar Bislimi.

Ai tha se ky projektligj do të rrisë transparencën e pronësisë së mediave.

“Kemi qenë dëshmitarë të dëmeve nga mungesa e rregullave që kërkojnë transparencë për pronësinë e mediave. Transparenca në pronësinë  e medias është e lidhur me të drejtën e shprehjes.”, ka shtuar Bislimi.

Për projektligjin e ri të Komisionit të Pavarur të Mediave javën e kaluar, KPM-ja dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, teksa kanë akuzuar qeverinë se po tenton “t’i kontrollojë” mediat.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika