Real Sejdiu, djaloshi më i dashur në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Stadiumi "Zahir Pajaziti" është vendi i tij i preferuar

Qysh si fëmijë ishte gjithmonë pas Llapit.

Në ditë të bukura, e të hidhura, ai ishte gjithmonë afër klubit të zemrës.

Stadiumi “Zahir Pajaziti” është vendi i tij i preferuar.

Real Sejdiu është ekonomi i KF Llapit, dhe njëkohësisht djaloshi më i dashur te ekipi nga Podujeva.

“Me Llapin jam qysh si fëmijë. I kam ndihmu klubin çka kanë pasë nevojë, pastaj klubi më ka afru. Me staf dhe lojtar i kemi punët shumë mirë. Kalojmë shumë bukur, me trajnerët”.

Ai tha se ka marrdhënie fenomenale me trajnerin Tahir Batatina dhe shpalosi kujtimin më të bukur.

“Me trajnerin Tahir Batatina shkoj shumë mirë. Në stërvitje, në stadium. Asnjë problem se kam pasur kurrë me të. Kujtimi më i mirë me Llapin është fitimi i kupës”.

Sejdiu shpreson që Llapi ta mbyllë këtë sezon në vendin e parë të Superligës.

“Shpresoj që ta mbyllim sezonin në vendin e parë dhe të shpallemi kampion”.

Reali e vazhdoi punën e tij të zakonshme edhe prapa kamerës së RTV Dukagjinit.

Nga bardhëkaltërit nuk e mendon të largohet ndonjëherë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika