Kurti merr pjesë në një panel në Shkup, diskutojnë kundër rritjes së ekstremit të djathtë në Evropë

Diskutimi kryesor i panelit ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Shkup të premten dhe të shtunën, ku janë mbledhur partitë simotra të Partisë Socialiste Evropiane (SPD).

Diskutimi kryesor i panelit ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë.

“Çështje qendrore e diskutimeve ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian marrë parasysh realitetet e reja gjeopolitike, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe bashkëdrejtuesit e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil, përfaqësues të lartë të partive simotra nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.

“Gjatë këtyre takimeve, Kryeministrit Kurti ishte i shoqëruar nga Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LV-së, njëherit ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku”, thuhet tutje në njoftimin e VV-së.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika