Ekskluzive: Selektori i ri i Kosovës ka qenë në shortin e Ligës së Kombeve, zyrtarja e FFK-së zbulon detaje

Drejtoresha e marketingut në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Alba Morina, ka thënë se selektori i ri i Kosovës ka qenë në shortin e Ligës së Kombeve

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Morina ka konfirmuar se selektori i ri i ‘Dardanëve’ ka qenë i pranishëm të enjten në Paris gjatë shortit të Ligës së Kombeve.

“Po ka qenë. Emri i trajnerit për qarqet brenda Federatës për njerëzit që duhet me ditë, e dinë, ju krejt keni me marrë vesh në një konferencë për media shumë shpejtë. Kjo punë bëhet në krejt botën si e tillë,” tha ajo.

Ndërsa, shtoi se nuk është në dijeni nëse trajneri është gjerman, ashtu siç kishte thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Për më shumë mund të shikoni videon e mëposhtme.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika