Murati sot para Komisionit për Mirëqenie Sociale, do të diskutohet për skemat sociale dhe pensionale

Në këtë takim, që nis në orën 11:00 në Kuvendin e Kosovës, do të diskutohet edhe për planet dhe prioritetet për fushën e skemave sociale dhe pensionale për vitin 2024

Ministri Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot do të mbajë takim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku temë diskutimi do të jetë strategjia legjislative lidhur me skemat sociale dhe pensionale për vitin 2024.

Në këtë takim, që nis në orën 11:00 në Kuvendin e Kosovës, do të diskutohet edhe për planet dhe prioritetet për fushën e skemave sociale dhe pensionale për vitin 2024.

Rendi i ditës

  • Miratimi i rendit të ditës;
  • Miratimi i procesverbalit të  mbledhjes së  datës: 30.01. 2024
  • Takim me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati
  • Temat:
  • Strategjia legjislative lidhur me  skemat sociale dhe pensionale për vitin 2024;
  • Planet dhe prioritetet për fushën e skemave sociale dhe pensionale për vitin 2024.
  •  Të ndryshme.

Po ashtu në ora 13:00 do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Ky komision do të mbajë takim me përfaqësuesit e ZQM-së, Save the Children dhe KOMF-it.

Rendi i ditës

  • Miratimi i rendit të ditës;
  • Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara;
  • Njoftim lidhur me çështjen e përfundimit të akteve nënligjore në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës;
  • Të ftuar përfaqësuesit e ZQM-së, Save the Children dhe KOMF-it;
  • Tё ndryshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika