Zbardhet agjenda e sekretarit Blinken për vizitën në Tiranë

Të enjten e 15 shkurtit për herë të parë do të vizitojë Shqipërinë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Një ditë përpara se të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih, zyrtari amerikan do të ndalet për disa orë në Tiranë, për t’u larguar po atë ditë nga vendi ynë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Të enjten e 15 shkurtit, për herë të parë do ta vizitojë Shqipërinë, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Një ditë përpara se të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih, zyrtari amerikan do të ndalet për disa orë në Tiranë, për t’u larguar po atë ditë nga vendi ynë.

Në një kofidencialitet të plotë për shkak të sigurisë, “Euronews Albania” ka mësuar se Blinken në kryeqytetin shqiptar do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin, më pas mund të ketë një konferencë për shtyp.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit është prioritet, e për këtë një takim sekretari Amerikan i Shtetit do të zhvillojë një takim edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, sekretari Blinken pritet të takohet edhe me stafin e Ambasadës amerikane.

Ardhja në Tiranë për disa orë e Antony Blinken do të shoqërohet edhe me masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit, ku pritet të ketë disa kufizime në segmentet nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit, por edhe brenda Tiranës, aty ku Blinken do të lëvizë për t’i zhvilluar takimet.

Antony Blinken do të bëhet sekretari i gjashtë Amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare./Euronews Albania

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika