Sex Pistols me një prekje Punk për Jubileun e Mbretëreshës Elizabetë

Grupi i rock-ut Sex Pistols dëshiron qe t'i japë një shije Punk jubileut të tretë të Mbretëreshës Elizabetë

Poster i kenges se Sex Pistols " God Save the Queen"

Lidhja në mes të Mbretëreshës Elizabetë dhe Sex Pistols është nga viti 1977, kur pionierët e punkut publikuan këngën ”God Save the Queen” gjatë jubileut të argjendtë që u mbajt në atë vit, për 25 vjetorin e monarkut në fron.

Kënga ‘God Save the Queen’ është himn antiautoritar dhe nuk duhet të përzihet me himnin aktual britanik më të njëjtin emër. Antarët e bendit kanë rimuar “God Save the Queen” me “ fascist regime” dhe “she ain’t no human being”, por është zbehur rima e saj gjatë viteve.

Kitaristi i Sex Pistols është shprehur se “nuk është kundër” jubileut, i cili fillon të enjten dhe zgjat katër ditë, duke përfshirë parada ushtarake, koncerte, piknikë e shumë gjëra të tjera.

Ndërsa vokalisti i Pistols, John Lydon, që njihet edhe ndryshe si Johnny Rotten, së fundmi ka treguar për një emision Talk TV që është “shumë, shumë krenar për mbretëreshën që po mbijeton dhe është shumë mirë.”, raporton npr.

Është shumë kohë nga viti 1977, kur “God SAVE the Queen” ishte lansuar në jubile, në një anije nga anarkistët Sex Pistols.

Sex Pistols duke performuar ne Memphis Tenn.

Kjo këngë ka nxitur grindje. Anëtarët e këtij grupi sulmoheshin në rrugë dhe ishte ndaluar të transmetohej në radio ose televizion. Prapëseprapë, kjo këngë arriti të bëjë bujë të madhe në të gjithë botën dhe të dëgjohet nga miliona njerëz.

Edhe këtë jubile do të dëgjohet dhe ndoshta do të ketë edhe më shumë dëgjues. Pasi mbretëresha ka gati një shekull jetë, dhe kjo mundet të jetë hera e fundit që e dëgjojmë këtë këngë sa është gjallë Mbretëresha Elizabeta e II-të.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika