Në Mitrovicë do të inaugurohet shtatorja e bronztë e Adem Jasharit, skulptori shpalos detajet

Skulptori: Sabri Behramaj

Më 17 shkurt, Kosova shënon 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. E pikërisht për nder të këtij përvjetori, në qytetin e Mitrovicës do të bëhet inaugurimi i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.

Shtatorja e tij është punuar në bronz nga skulptori Sabri Behramaj.

Në një intervistë për Portalin Dukagjini, skulptori Sabri Behramaj ka shpalosur detajet si erdhi te ideja për këtë vepër arti, por ai dha detaje edhe nga përvoja e tij me bagazh të madh.

Realizimin artistik i shtatores së Adem Jasharit ka filluar nga 26 shtatori i vitit 2023.

Behramaj ka shtuar se “Pushteti aktual në krye me Bedri Hamzën, ka financuar dhe jetësuar projektin përmes konkursit publik që u zhvillua. Ndërsa pas shpalljes së tenderit, projekti i Sabri Behramaj u përzgjodh të jetë ideori dhe i pëlqyer për të jetësuar”.

“Dimensionet e shtatores janë 3.20 metra të larta. Ndërsa procedura kryesore e kësaj vepre skulpturore fillimisht është bërë nga argjili dhe pastaj përfundimtarja është bërë me bronz”.

Sabri Behramaj është autor edhe i veprave të tjera në territorin e Kosovës, duke përfshirë monumentet artistike në sheshin e qytetit të Drenasit, sikurse ajo e Shaban, Adem dhe Hamza Jashari, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Rasim Kiçina e Bedri Shala. Këto vepra artistike janë me dimensione deri në 5 metra.

E si është të krijosh vepra të tilla sikurse kjo për heroin legjendar Adem Jashari, Behramaj ka thënë se është “emocionuese”, por edhe “përgjegjësi e madhe, sidomos kur pranon detyra për monumente në hapësira publike”.

Skulptori: Sabri Behramaj

Behramaj ka theksuar se veçantia e profesionit të tij është forma unike dhe e veçantë, duke u munduar që të mos ngjasojë me asnjë tjetër.

“Secilën vepër arti që e krijoj mundohem ta bëj të veçantë dhe të jetë unike, mos të ngjasojë me tjetrën”, ka thënë Behramaj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika