O’Brien: Mali i Zi, partner i fuqishëm i NATO-s

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Mali i Zi është një “partner i fuqishëm i NATO-s”

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Mali i Zi është një “partner i fuqishëm i NATO-s” dhe shprehu bindjen se qeveria malazeze mund të nisë një integrim më të thellë evropian dhe transatlantik.

O’Brien u prit të hënën në Podgoricë nga kryeministri malazez, Millojko Spajiq.

Paraprakisht, ai u takua edhe me prokurorin e lartë dhe special të Malit të Zi.

“Jam i bindur për përkushtimin e Malit të Zi në rrugën evropiane. Fakti që prokurorët po veprojnë me kapacitet të plotë, është një arritje e madhe e qeverive të fundit. Institucionet e ndërtuara do të punojnë për të mirën e qytetarëve”, tha O’Brien.

Më 27 janar, kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Millorad Markoviqin prokuror të lartë të shtetit – pesë vjet pasi kjo pozitë u mbajt nga ushtrues detyre.

Komisioni Evropian e vlerësoi emërimin e tij si jetik për sundimin e ligjit.

Spajiq tha se në fokus të bisedës së tij me zyrtarin amerikan ishte ekonomia. Ai tha se pret që ekonomia amerikane të jetë shumë më e interesuar për tregun malazez.

“Mali i Zi nuk mund të ecë përpara pa një ekonomi si ekonomia amerikane prej 25 trilionë eurosh. Ne i vlerësojmë miqtë tanë amerikanë që ishin vërtet shumë konstruktivë në lidhje me dialogun ekonomik malazezo-amerikan”, tha Spajiq.

Ai tha se Mali i Zi ka përgatitur një plan prej rreth 90 reformash, të cilat do ta afrojnë atë me tregun e BE-së dhe shtoi se Uashingtoni po e ndjek atë.

O’Brien deklaroi se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një paketë për Malin e Zi, e cila duhet t’i zvogëlojë kostot financiare, ta përshpejtojë transportin dhe ta lehtësojë punën e komunitetit të biznesit.

Qeveria e Spajiqit u zgjodh tetorin e kaluar me mbështetjen e Lëvizjes së tij Evropa Tani, Demokratëve, Partisë Popullore Socialiste proserbe, Frontit Demokratik prorus dhe partive kombëtare shqiptare.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mendon se një pjesë e Qeverisë në Mal të Zi është proruse dhe proserbe dhe si reflekton kjo në integritetin e vendit si anëtar i NATO-s, O’Brien tha se Qeveria ka paraqitur disa qëllime – mes të cilave edhe rrugën evropiane – dhe se vendi do të mbetet partner i besueshëm i NATO-s.

“Nëse ka nevojë, ne do t’ia tërheqim vërtejtjen Qeverisë [malazeze]”, tha O’Brien./REL

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika