Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ka therur me thikë vëllain e tij

Është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë sepse i njëjti me një mjet të mprehtë ka therur vëllaun e tij

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë, pasi i njëjti me një mjet të mprehtë ka therur vëllain e tij.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërkaq, raportohet se në vendngjarje është sekuestruar një thikë dhe se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE · Prishtinë 20.02.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi me një mjetë të mprehtë-thikë, ka therur vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika