Osmani takon ambasadorët evropianë, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar nevojën imediate të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, pasi sipas saj, janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.

Në takimin e saj me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe zv.ambasadorin e Gjermanisë, Mathias Conrad, e para e vendit ka theksuar se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë në përputhje me planin e dakorduar për heqjen e masave dhe se heqja e masave do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut parimor ku të dyja palët do të trajtoheshin të barabarta.

Siç njofton Presidenca, në këtë takim u diskutua edhe lidhur me përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit.

Osmani ka theksuar se e drejta për të kërkuar largimin e kryetarëve nëpërmjet nënshkrimeve është e drejtë që u takon qytetarëve dhe se tani pret që në KQZ të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe udhëzimin administrativ në fuqi.

“Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Presidentja ritheksoi se e drejta për të kërkuar largimin e kryetarëve nëpërmjet nënshkrimeve është e drejtë që u takon qytetarëve dhe se tani pret që në KQZ të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe udhëzimin administrativ në fuqi. Në takim me ambasadorët, presidentja Osmani ka theksuar nevojën imediate të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog, si dhe njëkohësisht theksoi se Kosova ka ndërmarrë hapa konkret në përputhje me planin e dakorduar për këtë çështje. Heqja e masave, theksoi ajo, do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut parimor ku të dyja palët do të trajtoheshin të barabarta”, thuhet në njoftim.

Tutje, ajo ka ritheksuar se Serbia nuk po përballet me përgjegjësi për nxitjen e sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj e as për sulmin e agresionit kundër Kosovës në shtator të vitit të kaluar dhe se kjo situatë, sipas saj, mund ta nxisë Serbinë që t`i shtojë veprimet destabilizuese në rajon.

“Për më tepër, gjatë takimit ajo ritheksoi se për fat të keq Serbia nuk po përballet me përgjegjësi për nxitjen e sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj e as për sulmin e agresionit kundër Kosovës në shtator të vitit të kaluar. Kjo situatë, sipas saj, mund ta nxisë Serbinë që t`i shtojë veprimet destabilizuese në rajon”, thuhet tutje në njoftim.

Një pjesë e takimit iu kushtua edhe çështjes së zbatimit të Rregullores së BQK-së, me ç’rast Osmani ritheksoi se është me rëndësi që nuk po kërkohet që kjo rregullore të shfuqizohet, por thjesht që të punohet në një plan tranzicioni për zbatim të saj, e cila merr parasysh edhe shqetësimet e të gjithë qytetarëve që mund të afektohen nga një vendim i tillë.

“Një pjesë e takimit iu kushtua edhe çështjes së zbatimit të Rregullores së BQK-së, me ç’rast presidentja ritheksoi se është me rëndësi që nuk po kërkohet që kjo rregullore të shfuqizohet, por thjesht që të punohet në një plan tranzicioni për zbatim të saj, e cila merr parasysh edhe shqetësimet e të gjithë qytetarëve që mund të afektohen nga një vendim i tillë. Duke ritheksuar rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës në çdo cep të Kosovës, presidentja ka shtuar se suksesi në këtë drejtim është i lidhur edhe me nivelin e bashkëpunimit me aleatët tanë të cilët kanë qenë gjithnjë mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika