Bislimi: S’do të shkoj në Bruksel, dinari nuk është pjesë e dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bsilimi, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka caktuar takim për javën e ardhshme në Bruksel, për të diskutuar për çështjen e dinarit serb.

Por, Bislimi ka bërë të ditur se vetë nuk do të marrë pjesë në takim, pasi, sipas tij, dinari nuk është pjesë e dialogut.

“Jo, nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, unë shkoj atëherë kur diskutohet për marrëveshjen bazike, kështu që do shohim se kush mund të shkojë që të bisedojë për çështjen e dinarit, por që nuk është nga ekipi i kryenegociatorit”, ka thënë Bislimi.

Ai ka akuzuar emisarin Miroslav Lajçak për caktim të takimit në mënyrë të njëanshme, duke mos u koordinuar si zakonisht për agjendën e takimit.

“Zotëri Lajçak më ka dërguar shkresën mua, sepse vazhdimisht komunikon me mua. Por kësaj radhe mendoj që ai i ka shkelë parimet të cilat i ka vendosur vetë, për arsye që është hera e parë që ka caktuar një takim pa dakordim me palët dhe është munduar që të përcaktojë edhe agjendën, përkundër parimit që ai ka vendosur në vitin 2021 që asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve. Por ftesa ka ardhur në adresën time”, ka shtuar Bislimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika